*Koncesionari gjerman shkel kontratën e shmang detyrimet tatimore
Ministria e Punëve Publike ka lidhur një kontratë me një koncensionar gjerman, që operon në Portin e Durrësit që në majin e vitit 2013.
Në shtator, administratori i EMS-së i dërgon një letër Ministrisë dhe Autoritetit Portual, duke u premtuar se ngarkim-shkarkimin do e bënin nënkontraktorët shqiptarë. Por koncensionari i huaj nuk respektoi kontratën, duke kryer aktivitete, që e tejkalonin atë dhe duke krijuar situatë monopol në port.
Jo vetëm kaq, por gropa që i krijohet shtetit nga mungesa e taksave për aktivitetet ekstra, është kolosale. Shkeljet janë konstatuar edhe nga KLSH-ja, por asnjë masë nuk është marrë.
Rasti u denoncua në emisionin “Stop”, i cili ka siguruar bilancin e kompanisë gjermane, me xhiro vjetore disa herë më të madhe, por me pagesë tatim – fitimi disa herë më të vogël, sesa nënkontraktorët shqiptarë.





