Armando Sadiku, sulmues i Kombëtares dhe Zyrihut, është vlerësuar nga klubi zviceran me një çmim shumë “të kripur” duke treguar që ata nuk duan ta lënë të lirë. Në një intervistë për “tio.ch”, menaxheri i tij Dino Lamberti, tregoi se Zyrihu e vlerëson kartonin e sulmuesin me 9.5 milionë franga zvicerane.
“Po flas me klubin dhe po përpiqem të gjej një zgjidhje që të kënaqë të gjithë. Natyrisht Sadiku nuk do të luajë në Challenge Ligue. Zyrihu mund të dojë ta shesë? Nuk është kështu. Ata e kanë vlerësuar Sadikun me një çmim shumë të lartë, 9.5 milionë franga. Me pak fjalë, ata e kanë bërë të qartë se nuk duan ta shesin klientin tim. E ardhmja? Nëse Zyrihu ul pretendimet, Armando do të luajë jashtë Zvicrës. Kemi marrë oferta nga Premier Liga, Bundesliga dhe Seria A. Veç këtyre, është edhe një ekip turk i gatshëm të shpenzojë 2 milion euro. Do të shohim”.





