Rita Ora ka përfunduar mbrëmë në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinë shqiptare, duke njoftuar në “Twitter” fansat e saj, se në orët e para të mëngjesit ajo u shtrua në spital për shkak të lodhjes së shumtë.
“Sot ishte një ditë e vështirë dhe unë po e kaloj këtë faleminderit të gjithë ju që më keni mbështetur! Ju dua”, shkruante Rita, duke shpërndarë edhe këtë fotografi nga shtrati i spitalit.





