Një 40-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte duke dalë nga rruga.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën e Rinasit, ku shtetasja me iniciale K.K., drejtonte mjetin tip “Renault”.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se është dëmtuar pasagjeri H. K., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e shkakut të humbjes së kontrollit të mjetit.





