Klodian Palushi, 24 vjeçari shqiptar, i arrestuar 21 tetorin e vitit të kaluar, është dënuar me 6 vite burg në Itali. Shqiptari akuzohej për plagosjen me thikë të një 21 vjeçari moldav, të cilin e akuzonte se i kishte marrë 5 euro dhe nuk ia kishte kthyer.

Sipas gjykatësit Alessandro Conti, Palushi akuzohet për tentativë vrasjeje, tentativë grabitjeje dhe armëmbajtje pa leje. I riu shqiptar, qî kishte precedentë të mëparshëm penalë për grabitje dhe pjesëmarrje në grindje, do ta vuajë dënimin në burgun e Reggio Emilia-s.

Krahas dënimit, pasi të dalë nga burgu, shqiptari do të dërgohet në një qendër rehabilitimi, pasi sipas gjykatësit është pjesërisht i paaftë mendërisht.