"Itali arrogante, këtë radhë ke marrë fund, je e mbaruar”. Firmosur nga Gjermania. çerekfinalja do të jetë fundi i të kaltërve shkruan gazeta gjermane Bild, duke renditur 7 arsye se përse Italia do të mposhtet nga gjermanët.
Sepse kemi mbretin Boateng
Shefi i mbrojtjes Jerome Boateng po kalon një formë fantastike. Ylli i Bayern jo vetëm që nuk lë topa të kalojnë vijën fatale në prapavijë, por ndihmon edhe në sulm, madje duke shënuar gol në ndeshjen e fundit.
Sepse dimë si të skualifikojnë Conte-n
Në sezonin e tripletës bavareze në 2012/13 lojtarët e përfaqësueses që luajnë me Bayern e kanë mundur Antonio Conte-n në Champions League. Në çerekfinale rekordmenët gjermanë mundën Juventus-in me dy fitore (2:0, 2:0).
Khedira i di sekretet e mbrojtjes italiane
Gjermania me Khedira-n ka një njeri të brendshëm kundër italianëve. Pas një viti te Juventus, Khedira e njeh mirë prapavijën e italianëve, e cila përbëhet nga Buffon, Barzagli, Bonucci dhe Chiellini.
Low këtë herë nuk gabon
Gjatë Euro 2012, trajneri gjerman pësoi mbase humbjen më të hidhur të karrierës së tij kundër italianëve në gjysmëfinale, dhe tani kërkon të marrë hak. Të gjithë e kritikuan zgjedhjen e tij për të markuar një-për-një Pirlo-n duke i vënë Toni Kroos si “roje”. Edhe vetë trajneri kritikoi veten e tij.
Vetë Buffon e lëvdon Neuer
Kapiteni i Italisë megjithëse është 38 vjeç, mbetet një portier i kalibrit botëror. Por lojtari kyç i Juve-s ka respekt të madh për Neuer. “Padyshim që Neuer është më i mirë se unë. Ai është i ri dhe shumë i mirë”.
Sepse jeni arrogantë
Siguria e Italisë ka ardhur në rritje nga fitoret e fundit. Sepse italianët janë të sigurt që gjermanët do të dridhen nga frika, sidomos pas fitores bindëse me Spanjën.
Sepse Gomez është rikthyer
Pas një sezoni fantastik te Besiktas me 25 gola, Loë i ka dhënë Gomez një shans të dytë. Me dy golat e tij, Gomez është shënuesi më i mirë i gjermanëve.
Për të përforcuar bindjen e gjermanëve ka menduar edhe Mueller, në një intervistë për SportBild: “Këtë herë do të qajë Italia. Do të jetë e vështirë, por ne do t’i mundim”.





