Mediat turke kanë zbuluar fotot e dy terroristëve përpara se të kryenin sulmin vdekjeprurës në Aeroportin e Stambollit, ditën e djeshme në darkë.

Siç duket edhe nga fotot, njeri prej tyre ishte veshur me rroba dimri, për të fshehur eksplozivin në brez. Po ashtu mendohet edhe për të tjerët.

Gjithashtu, një tjetër terrorist është filmuar nga kamerat duke qëlluar me breshëri automatiku. Policia turke po punon për identifikimin e personit në foton e parë, që duket më i qartë.

Sulmi i djeshëm terrorist u mori jetën 41 personave dhe me qindra të tjerë u plagosën. Dyshohet se ai është kryer nga ISIS-i.

Gjithsesi, deri tani, grupi terrorist nuk ka marrë përsipër autorësinë mbi sulmin në aeroport.