Në orët e para të mëngjesit të së hënës, dy të rinj amerikanë, nga Missouri, kanë hubur jetën, pasi automjeti i tyre u përplas me një mur.
Sipas medieve amerikane, 4 të rinj kishin dalë për të festuar e ndërsa ktheheshin në shtëpi, nën avujt e alkoolit, kishin nxjerrë trupat jashtë dritareve të makinës dhe bërtisnin e këndonin.
Automjeti i tyre është ndaluar nga policët rrugorë, të cilët kanë konstatuar se 19 vjeçari Anthony Dunlap, që drejtonte makinën, nuk kishte pirë alkool.
Për këtë arsye ata i kanë lënë të rinjtë të largohen, duke menduar se 19 vjeçari do t’i çonte shëndoshë e mirë në shtëpi miqtë e tij.
Fatkeqësisht automjeti është përplasur me një mur një orë më vonë. Anthony dhe një miku i tij kanë humbur jetën, ndërsa dy shokët e tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin e makinës për shkak të përgjumjes në timon.





