Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biazi, ka marrë dy oferta zyrtare, ndërkohë që pritet edhe një e tretë.Të paktën kështu bën me dije gazetari italian Alesio Lento, përmes një njoftimi në “Twitter”. Sipas gazetarit në fjalë, tekniku italian ka marrë oferta nga Ukraina dhe Rumania, ndërkohë që pritet të marrë edhe një ofertë nga Turqia.





