Kryeministri Rama ka nisur vizitën zyrtare në Turqi. Ai është pritur sot pasdite në takim nga presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan.
Rama do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë siç është kryeministri i Turqisë dhe kreu i parlamentit.
Ai shoqërohet në këtë vizitë nga ministri Arben Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.
Gjatë kësaj vizite do të diskutohet për marrëdhëniet shumëdimensionale bilaterale në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Vizita në Ankara, e disata që nga koha kur Rama u bë kryeministër, vjen në një kohë kur mbrëmë Stambolli u trondit nga sulmet terroriste në aeroport, ku mbetën të vrarë 41 persona dhe mbi 200 u plagosën.





