Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian kanë nisur lëvizjet për organizimin e referendumeve edhe në vende të tjera.

Së fundmi raportohet se në Holandë janë mbledhur online 56 mijë firma për daljen e vendit nga BE.

Peticioni u dorëzua në parlament dhe pritet të shqyrtohet.

Organizatorët e këtij peticioni thonë se me ardhjen e euros ekonomia e vendit u përkeqësua. Brukseli ka frikë se referendume të ngjashme mund të mbahen edhe në Spanjë e Francë.

Në Francë, Fronti Nacional i Le Pene është fuqizuar ndjeshëm.