Mesfushori i Turqisë, Arda Turan ka publikuar një mesazh emocionues pas sulmit terrorist të ditës së djeshme në aeroportin e Stambollit. Një postim në rrjetin social "Twitter", Turan mallkon terroristët që shkaktuan këtë masakër.
“Edhe njëherë tjetër jemi goditur. Jemi me Turqinë time. Të mallkuar qofshin ata që shkaktuan këtë dhimbje. Pray for Istanbul”, shkruan Turan.





