Teksa raportonte live nga një stallë kuajsh, një gazetar grek është ndërprerë disa herë nga një kalë. Gazetari i Makedonia TV ka tentuar të flasë disa herë përpara kamerës, por nuk është lënë i qetë nga kali, i quajtur Frankie.
Frankie duket se ka simpati për gazetarin, pasi afrohet dhe e nuhat atë e i vendos kokën mbi shpatull. Sjellja miqësore e kalit ka bërë që gazetari të shpërthejë në të qeshura gjatë transmetimit live.





