Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Gilmano Danin.

Grupi i Emiliano Shullazit, ku bën pjesë dhe Dani, akuzohet për gjobëvënie ndaj biznesmenëve. Për Prokurorin e Krimeve të Rënda ata dyshohet se kanë kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.

Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një bande, e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në dosje janë renditur dyshimet se Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, kushëriri Blerim Shullazi bashkë me persona të tjerë që po hetohen, janë përfshirë në veprimtari kriminale.