Biondja bukuroshe e Top Channelit, është një nga ato vajza të cilës nuk i mungojë adhuruesit në çfarëdolloj gjinie dhe moshe. Prej kohësh është bërë i njohur fakti se Luana kishte një adhurues sekret i cili i dërgonte lule në momente të ndryshme të ditës.
Tashmë një djalë ka postuar një video, duke interpretuar këngën e re të Luanës “Ai” dhe ka shkruar: “Ky djali që pasurinë e babit e shiti, për saksiat! Vetëm të ketë një lule si Luana”.
Sigurisht që Luana e ka falënderuar shumë këtë fans, duke e quajtur edhe “të madh”, por nëse ky është adhuruesi sekret i luleve, apo është një tjetër fans, kjo mbetet sërish enigmatike.





