Për sulmet e ndodhura në Stamboll është shprehur e indinjuar edhe Madonna. Diva e muzikës Pop me anë të një postimi në rrjetet sociale është solidarizuar me Turqinë duke kërkuar dashuri tek njerëzit.
“Të lutemi për Stambollin, të lutemi për Turqinë. Pse është kaq e vështirë ta duam njëri-tjetrin?”, shkruan Madonna në këtë postim solidarizues.
Edhe në një postim tjetër ajo shkruan: “Terrori yt është terrori ynë! Ndal dhunës! Lutje për Turqinë. Lutje për paqen!”





