Pushimet kanë filluar dhe për lojtarët e Kombëtares Shqiptare, pas skalifikimit në Euro 2016. Ato janë shpërndarë në familje, miq e plazhe të ndryshme. Të njëjtën gjë ka bërë edhe golashënuesi i vetëm Armando Sadiku, i cili ka përshëndetur tifozët e huaj nga pushimet “në atdheun e tij”, siç shkruan ai, duke vazhduar të bëjë edhe marketing turizmi, përveçse sportiv për Shqipërinë.
Ai ndodhet në Dhërmi, ku po shijon Jonin e kristaltë dhe sigurisht, me atë plazh mund të nderohet po aq mirë te miqtë dhe fansat e huaj, sa edhe me golin.





