Pas sulmeve terroriste në Stamboll, ku humbën jetën 36 persona dhe u plagosën më shumë se 147 të tjerë, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka pezulluar fluturimet drejt Turqisë, në Stamboll, aty ku ishte dhe epiqendra e sulmeve.
Sipas faqes zyrtare të aeroportit “Nënë Tereza”, nisja drejt “Istanbul / Stamboll (TR) me Turkish Airlines i orës 09:25 të paradites së 29 qershorit, është anuluar.
Menjëherë pas shpërthimeve në aeroportin “Ataturk”, është ndërmarrë edhe një kontroll rutinë në aeroportin “Nënë Tereza”, me qen të specializuar për gjetjen e eksplozivëve.
Komisariati i “Rinasit” ka procedurën rutinë që pas çdo ngjarjeje që ndodh në një aeroport Europian të marrë masa paraprake shtesë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.






