Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një 2-vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë pranë një kanali të mbushur me ujë në afërsi të banesës së saj.
Si pasojë e rrjedhjes së ujit, vogëlushja me inicialet E. B. është gjetur e vdekur nga familjarët e saj rreth 800 m larg banesës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, ndërkohë që ngjarja u vlerësua si aksidentale.





