Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pas sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk”, ku mbetën të vdekur 36 persona e u plagosën më shumë se 147 të tjerë, ku ka thënë se ky sulm
Nishani i jep kurajë qytetarëve turq, por edhe qeverisë për këtë akt që e konsideron si të urryer duke përgjakur muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe shpreh gatishmërinë e Shqipërisë në këto momente ndaj tij.
Mesazhi ngushëllues i Presidentit Nishani:
“I nderuar Zoti President,
Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan.
Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.
I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.
Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!”





