Amerikano-shqiptarja Suzanna Shkreli, ka marrë nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës. Ajo mund të jetë pjesë e kongresit amerikan në shtetin e Michiganit. Ish- ambasadori Mal Berisha, bëri publik nominimin  e saj duke ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Amerikë, ta mbështetin atë.

Ai e quan si ditë historike për shqiptarët nominimin e Shkrelit në PD- në e Amerikës.

“Zonjusha Suzanna Shkreli merr nominim për në Kongresin Amerikan.

Të dashur bashkëatdhetarë!
Para pak çastesh zonjusha amerikano – shqiptarja Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit. Kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë.

Do të isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët.

Ftoj tërë shqiptarët e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë. Fitore!”- shkruan ish-ambasadori.