Një grup grash kanë rrahur publikisht në një qytet të Kinës një tjetër femër, e cila mendohet të jetë dashnorja e burrit të njërës prej pjesëmarrëseve në këtë episod dhune.

Sipas medieve vendase, incidenti që u ndoq nga qindra sy kureshtarë, është regjitruar në Bozhou, në provincën Anhui, në Kinën lindore.

Në video shihet qartë sesi gratë rrahin, kapin për flokësh dhe zhveshin femrën e rrëzuar përtokë.

Në video duket edhe momenti kur njëra nga gratë pjesëmarrëse në rrahje nis e filmon viktimën.

I gjithë episodi ndodh në sytë e shumë kureshtarëve, por askush nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën.

Video ka pasur një përhapje të madhe në rrjetet sociale në Kinë dhe është komentuar së tepërmi.