“Lesedi La Rona” (drita jonë) është diamanti më i madh i paprerë, i gjetur ndonjëherë në botë. Ai është zbuluar në nëntor të 2015, në një minierë kanadeze në Botëana.
Për sa i takon madhësisë ai ka kaluar "Culinan Diamond" i gjetur në 1905 në Jug të Afrikës, një nga diamantet që tani bën pjesë tek bizhutë e pallatit mbretëror anglez. "Lesedi la Rona", diamanti prej 1 109 karatësh, është nxjerrë në ankand nga qendra londineze e Sotheby’s dhe thuhet se çmimi fillestar është rreth 77 milion dollarë.
Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Unioni, mund të prishë festën e shtëpisë së ankandeve. Stërlina ka humbur rreth 10 përqind në vlerës së saj, duke bërë që objektet në ankand të kenë një çmim më të ulët se parashikimi.





