Gianni De Biasi po pushon në Itali, pas përvojës në Euro 2016 me Shqipërinë. Paraqitja e kuqezinjve u vlerësua, edhe pse nuk arritën të kalonin me sukses grupin. Trajneri i Shqipërisë u kontaktua nga drejtuesit e Radio Anch’ Io Sport në Radio Rai, të cilët e pyetën nëse është i gatshëm të shkojë tek Anglia, pas dorëheqjes së Roy Hogdson.
Gianni De Biasi iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjes:-"Është mundësia, nuk e di sa është i vlefshëm një diskutim i tillë, unë uroj. Në kontratë është një pikë që më lejon të largohem, pasi është një nga hapësirat e kësaj marrëveshje. Kjo më jep mundësinë të iki, nuk ekzistojnë pengesa, edhe pse mund të lindin probleme për shkak të lidhjeve, që të detyrojnë të bësh zgjedhje me shumë vështirësi.
Pas mbërritjes në Tiranë, Gianni De Biasi pranoi publikisht se do të qëndrojë për të vijuar mrekullinë me Kombëtaren edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Ai është nën kontratë deri në fund të fushatës eliminatore të botërorit. Ndërkohë, faqja e specializuar Calciomercato.it





