12 750 bimë kanabis janë asgjësuar në jug dhe në veri, nga policia e shtetit. Efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj, asgjësuan rreth 12.000 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, në vendin e quajtur “Përroit i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e Vogël”, bashkia Memaliaj. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa në Mirditë, në vendin e quajtur “Livadhet e Lanit”, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 775 bimë kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në kuadër të luftës kundër narkotikëve edhe në Dibër u asgjësuan 960 rrënjë kanabis. Mësohet se droga u gjet në vendin e quajtur “Zabelet e fshatit Shimçan”. Sakaq, 300 rrënjë ishin të kultivuara në parcela të çrregullta, si dhe 660 bimë kanabis ishin kultivuar në kubikë.
Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.





