Edhe Kryeministri Edi Rama ka preferuar Facebook për t’i kthyer përgjigje rivalit të tij politik, Lulzim Basha, për Reformën në Drejtësi. Pak pas reagimit të Bashës, ka ardhur kundërpërgjigja e Ramës.
Basha në një status të publikuar në Facebook bënte të qartë se opozita nuk do të ofrojë asnjë votë pro nëse nuk pranonte propozimi i “vendeve të rezervuara”.
Rama u shpreh se nëse kreu i PD-së ka hallin se mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë atëherë këtë hall duhet ta qajë me SHBA dhe BE.
“Dhe një herë, Lul hallin se do kap drejtësinë qaje me SHBA e BE. Dhe SHBA e BE e dinë që kjo është një përrallë me gogol”, shkruan Rama.





