Këmbët janë një pjesë e trupit që nënvlerësohen shpesh, duke qenë se janë më pak të ekspozuara, sidomos në peridha të caktuara të vitit. Për të patur këmbë perfekte, e mira është që të kujdeseni gjatë gjithë vitit për to. Në qoftë se nuk ju pëlqen të shkoni tek estetistja , ose nuk doni të bëni shpenzime të tilla, mund të kujdeseni nga shtëpia duke ndjekur këshillat e mëposhtme. Do të keni një rezultat fantastik!
Ja të gjitha hapat për trajtimin e këmbëve në kushte shtëpiake:
1- Fillimisht pastroni manekyrin me një açeton delikat dhe jo shumë agresiv për lëkurën.
2- Futini këmbët në një legen me ujë të ngohtë dhe kripë ose sodë buke dhe mbajini aty për rreth 10 minuta.
3- Pasi t’i nxirrni nga uji aplikoni veçanërisht në pjesën e thembrave, një skrab dhe masazhojini fort me lëvizje rrethore. Ky veprim do t’ju ndihmojë të largoni kallot dhe qelizat e vdekura.
4- Pas skrabit, futini sërish këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 10 minuta të tjera. Nëse dëshironi, në ujë mund të shtoni vajra esencialë e aromatikë, që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës.
5- Pasi t’i keni tharë këmbët me peshqir fërkojini me gurin e posaçëm ose me limë, për të larguar pjesët e ashpra të lëkurës.
6- Pas kësaj, mund të aplikoni një maskë apo krem hidratues delikat.
7- Pasi të keni përfunduar me procesin e trajtimit të lëkurës duhet të kujdeseni edhe për thonjtë. Pritini dhe më pas limojini ato duke i dhënë formën tuaj të preferuar. Më pas aplikoni sërish një krem hidratues, për të zbutur pjesët e forta të lëkurës anash thonjve.
8- Tani mund të vazhdoni me aplikimin e manekyrit. Për ta bërë më të thjeshtë lyerjen e thonjve dhe për të evituar që të bëheni pis, vendosni mes gishtave pambuk për t’i ndarë ato nga njëri- tjetri. Filloni me aplikimin e një manekyri mbrojtës, transparent. Prisni disa minuta dhe më pas aplikoni një shtresë tjetër. Pasi edhe shtresa e dytë të jetë tharë aplikoni ngyrën me të cilën dëshironi të lyeni thonjtë.
Zgjedhja e ngjyrës së thonjve është tërësisht personale. Dikush preferon ngjyrat e tokës si kafen apo bezhën e disa të tjerë të kuqen, të zezën etj. Përveç ngjyrave klasike transparente, të bardhës, bezhës e të kuqes, në foto janë paraqitur disa prej tendencave të kësaj vere, për të patur këmbë sa më të bukura e sensuale.





