Në Argjentinë ka nisur një fushatë për të bindur Lionel Messin që të rishohë vendimit për largimin nga kombëtarja. Me dhjetëra tifozë të skuadrës “albiceleste” pritën me duartrokitje dhe banderola në duar mbërritjen e futbollistëve në aeroportin e Buenos Airesit, për t’i inkurajuar pas dështimit në finalen e Copa America Centenario ndaj Kilit.Një tifoz i ri mbante nëj banderolë ku shkruhej: “Messi nëse do të luaje në Parajsë, do të vdisja që të të shikoja”.Një fanse e zjarrtë shkonte më tej me banerin e saj ku shkruhej:”Messi mos më braktis, të dua më shumë se nënën time”Në të tjera pankarta që mbaheshin nga tifozët argjentinas i bëhej thirrje 5 herë fituesit të Topit të Artë që të ndryshonte mendje

“Lio, mos u largo” apo “Të gjithë mund ët dështojmë Lio”.Një tifoz i zjarrtë u shpreh se nuk mund ta imagjinonte kombëtaren pa Lionel Messin. Është e pabesueshme që lojtari më i mirë në botë të largohet nga kombëtarja në mosën 29-vjecare vetëm se humbi një tjetër finale.

Në stafin e kombëtares së Argjentinës që u kthue në atdhe mungonin Sergio Armero dhe Gonzalo Higuan, të cilët vendosën të qëndronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa trajnerio Gerardo Martino mbërriti bashkë me futbollistët e tjerë për në progrmauar stërvitjen me skuadrëm olimpike që do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rios.