Edhe pse në burg, një 33- vjeçar shqiptar, komandonte nga qelia shpërndarjen e lëndëve narktike. Sipas mediave greke ai kishte siguruar bashkëpunëtorë jashtë radhëve të burgut.

Policia e shtetit fqinj, ka arrestuar në Poligiros, njërin prej bashkëpunëtorëve të shqiptarit, një 31 vjeçar grek.

Atij i janë gjetur dy pako me drogë me peshë 278 gramë e përpunuar, ndërsa ka deklaruar se e kishte blerë pasi kishte rënë dakord me telefon me të burgosurin shqiptar.

Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe 35 pako të vogla me drogë, gjatë një tjetër kontrolli.

 I arrestuari grek është dërguar pranë prokurorisë në Kalkidhiki nën akuzën për posedim, blerje, kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

E ndërsa 33- vjeçari shqiptar, është nën vëzhgim nga autoritetet, të cilët vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka kryer “marrëveshje” të tjera për shpërndarjen e drogës.