Një 30-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar për vdekje nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë, teksa këmbësori R.I ka qenë duke kaluar trafikndarësen e rrugës.

 

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit tip kamion benz me targë AA 476 PH, shtetasi B.Sh, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

 

E ndërkohë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.