Grupi terrorist ISIS ka publikuar një tjetër video, ku kërcënon San Franciskon dhe Las Vegasin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në video lavdërohet autori i masakrës së Orlandos, Omar Mateen, i cili vrau 49 persona në një klub nate homoseksualësh.
Videoja besohet se është realizuar nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Mosul të Irakut, por disa pamje tregojnë rrugët e qyteteve të bregut Perëndimor.
Në video paraqiten ura e famshme në San Francisko “Golden Gate”, si dhe pamje nga hoteli “Cezar Palace”.





