Nga obeze në konkurente për Miss. Kjo është historia e 22 vjeçares Diana Esposito, nga Napoli, e cila pas disa ditësh do të realizojë ëndrrën e saj të kahershme.
“Kujtoj vitet kur qëndroja e mbyllur në dhomë dhe qaja prej ofendimeve dhe shikimeve të njerëzve. Në plazh shkoja përherë e veshur dhe e trukuar”,- shkruan Diana në Facebook. “Jam përpjekur shumë që të humbja 35 kg, tani jam e mbushur, por mund të cilësohem “me forma”.
Diana do të marrë pjesë pikërisht në sesionin “E mbushur” në edicionin e këtij viti të Miss Italia-s.
“Nuk mund ta besoj ende që jam zgjedhur mes shumë femrave të bukura, e pikërisht unë që qaja për trupin tim”,- thotë ajo.
“Vajza duajeni trupin tuaj. Më përpara më thonin dobësohu që të jesh e bukur. Tani ndihem shumë e bukur edhe pse kam celulit dhe strijat për shkak të kileve të humbura”,- e mbyll Diana rrëfimin e saj.





