Një specie e re shumëkëmbëshi është zbuluar nga shkencëtarët. Scolopendra është 20 centimetra i gjatë, helmues dhe mishëngrënës.
Kjo specie e rrezikshme u zbulua në Azinë Juglindore dhe jeton buzë përrenjve.
“Ishte shumë i tmerrshëm. Shumë i madh, me këmbë të gjata dhe me një ngjyrë të gjelbër të errët”, tha një shkencëtar i Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, cituar nga faqja prestigjioze “National Geographic”.
Kur ai e zbuloi buzë një shkëmbi, krijesa zbriti në ujë që të largohej. Pasi e kapi pas shumë vështirësive, shkencëtari e futi në një enë me ujë për të provuar kështu nëse ai notonte. Specie të tilla jetojnë zakonisht në vende të thata dhe shkencëtarët fillimisht ishin skeptikë, teksa nisën studimet për vite me radhë. Nga analizat e ADN-së u konfirmua se ai ishte një specie e re 40 këmbëshe.





