NATO-ja ka emëruar në postin e zëvendës sekretarit të përgjithshëm, Rose Gottemoeller, zyrtaren e lartë të departamentit të SHBA. Është hera e parë në histori që në këtë pozicion kaq të rëndësishëm vendoset një grua.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Bruksel, se Gottemoeller “do të sjellë në NATO një përvojë të pasur në politikën e sigurisë ndërkombëtare dhe në fushat siç janë kontrolli i armatimit dhe marrëdhëniet me Rusinë”.
Zëvendës-sekretari i përgjithshëm është posti i dytë më i lartë civil në NATO.
Stoltenberg tha se Gottemoeller do të jetë femra e parë që e ka mbajtur një post të tillë dhe ka vlerësuar se ky është “një moment historik në NATO”.
Aktualisht Gottemoeller është këshilltare e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për kontroll të armatimit, mos-zgjerim dhe çarmatim, ka njoftuar NATO.
Në këtë post ajo zëvendëson, paraardhësin, Alexander Verbshoë, që ka shërbyer prej shkurtit të vitit 2012, transmeton rel.
NATO-ja tha se Gottemoeller do ta fillojë punën në postin e ri në muajin tetor.





