Stine është një nga kantautorët më të pëlqyer në vendin tonë. Kohët e fundit është mësuar se së shpejti Stine do të bëhet baba. Në një intervistë për revistën ‘Story’ kantautori rrëfen se Graciela është nëna e fëmijës së tij po ndërkohë jo gruaja e tij. I pyetur nëse Graciela do të quhet një ditë gruaja e tij, ai është përgjigjur:

“Jo s’e di ende. E di që do të jetë nëna e fëmijës tim por gruaja jo, është fjalë e madhe”.

Përsa i përket celebrimit Stine mendon se atë është mirë ta kesh në zemër dhe jo në letra. Ndërsa për ceremoninë e dasmës ai ka një perceptim të ndryshëm, të cilin e bazon më shumë te frymëzimi i momentit"

 “Varet si të na vijë frymëzimi, pasi unë punën e kam “party” gjithmonë. Por ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa të mbledhësh 200 vetë dhe t’i tërbosh në dasmën tënde. Atë e bën kur të dojë njeriu. Nuk dua të bëhem çift formal që do të martohemi se po vjen në jetë një fëmijë. Do më vinte keq për vete nëse do ta bëja këtë. Nëse do e ndiej po, do e bëj një ditë. Por mund ta realizoj kur të bëhet djali apo vajza 2 vjeç për shembull. Do ishte dhe më bukur”.