Një 4-vjeçar në Itali ka shpëtuar nënën e tij nga ataku kardiak. I mituri ka ndërhyrë menjëherë kur e ëma është ndjerë keq në makinë. Alesandro, 4 vjeç, ka dalë menjëherë nga mjeti, ka ndaluar një kalimtar dhe i ka kërkuar ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë. Gruaja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi u shtrua me urgjencë në spital. Gruaja falenderoi ekipin mjekësor për ndihmën dhe pohoi para tyre se Alesandro është heroi i saj.





