Trajneri i përfaqësueses italiane Antonio Conte mohon në mënyrë kategorike se ekipi i tij është më i dobëti në letër.

“Nuk jemi qengj kurbani për Spanjën. Ata duhet të tregojnë në radhë të parë, se janë me të vërtetë më të mirë se ne dhe ta meritojnë fitoren në fushë,” shprehet Conte në prag të ndeshjes më të shumëpritur të fazës së 1/8 midis Italisë dhe Spanjës.

Pas humbjes së fundit kundër Spanjollëve në finalen e 2012, italianët duan të tregojnë kualitetin e tyre si ekip dhe të mos mbështeten vetëm te mbrojtja e hekurt.

“Ne duhet ta lëndojmë Spanjën, kur kemi topin në zotërim,” thotë Conte: “Në këtë moment, mund t’i shkaktojmë dhimbje kujtdo ekipi. Spanja duhet të ketë kujdes nga ne.”

Në prag të ndeshjes së parë të fazës së nokautit, të dy ekipet kanë pësuar nga një humbje në fazën e grupeve, pradaj nuk mund të flitet për një favorit të qartë. “Nuk kemi ardhur këtu sa për të marrë pjesë, kjo është e qartë,” vijën Conte.

“Një paraqitje normale nuk do të mjaftojë, ne duhet të japim më shumë se 100%. Do të sulmojmë sa më mirë të jetë e mundur.”