*Edi Rama në zyrën e kujdesit ndaj klientit
Kryeministri Edi Rama, me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri dhe kreun e OSHEE-së Adrian Çela, kanë zbarkuar në zyrën e klientit në Durrës, ku kanë inauguruar shërbimin më të ri të monitorimit me kamera të shërbimit ndaj klientit.
Vizita e kryeministrit kishte si qëllim vënien në pah të përmirësimit të shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve. E gjithë zyra e kujdesit ndaj klientit është e monitoruar me kamera. Komunikimi personel – abonent, monitorohet dhe regjistrohet me kamera, njëkohësisht çdo abonent që paraqet një ankesë, monitorohet për afatin e përgjigjes dhe të zgjidhjes së ankesës së tij në lidhje me OSHEE-në.
Inspektimi i zyrës së klientit nga kryeministri është bërë rreth orës 10 e 30 paradite, por nuk u lejuan mediet gjatë inspektimit, dhe filmimet do të shpërndahen së bashku me informacionin zyrtar nga zyra e shtypit pranë kryeministrit. “DurrësLajm” sjell filmimet kur kryeministri hyri në zyrën e klientit e për pak minuta, qëndroi brenda zyrës ku komunikoi me qytetarët dhe me punonjësit e shtetit.
K.H.





