Impianti sportiv i qyteti të Durrësit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të lehtë, por të nevojshëm për të përmirësuar sa më shumë kushtet e tij.
Nga sa mësohet, stadiumi “Niko Dovana” do të përfitojë edhe disa prej stolave të hequr nga “Qemal Stafa”. Ndenjëset e impiantit që tashmë është shembur në kryeqytet, do të vendosen në pjesën ballore të stadiumit “Niko Dovana”.
Një dhuratë kjo nga ana e FSHF-së për stadiumin e qytetit të Durrësit që do të kompletojë këtë impiant edhe me disa stola të tjerë.





