Grupi Parlamentar i LSI-së ka vendosur në një mbledhje të zhvilluar sot jashtë radhës, përjashtimin e deputetit të saj, Përparim Spahiun.
Spahiu u shprehur kundër Vetingut nga ndërkombëtarët dhe kjo i kushtoi dhe përjashtimin nga grupi parlamentar i LSI-së.
Në një postim në “Twitter”, ai paralajmëroi pak ditë më parë se nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian.
Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkroi Spahiu.





