Një shqiptar 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në qytezën e Velletrit, shumë pranë Romës në Itali.
Ariton Shaskja, pronar i picerisë “Peccati di Gola”, i njohur nga banorët e zonës si Tony, dhe që gëzonte respektin e të gjithëve, është qëlluar disa herë me armë zjarri duke ndërruar jetë menjëherë.
Autori i vrasjes ka mbërritur në vendin e krimit me një motor i shoqëruar me një tjetër person, dhe pasi ka zbritur nga motori, ka qëlluar disa herë mbi shqiptarin.
Disa medie italiane shkruajnë se ai është ekzekutuar para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij.
Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të vrasjes.
Piceria e shqiptarit ishte një ndër më të njohurat në rrugën “Filippo Turati”, pranë qendrës tregtare “La Passeggiata”.





