Një shkollë në Suedi, ku mësonin fëmijë të komuntitetit musliman, është përfshirë nga flakët. E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin Vaxjö në jug të vendit.
Sipas burimeve të televizionit Shtetëror të Suedisë, nga ana e policisë dyshohet një zjarrëvënie e qëllimishme. 25 zjarrfikës punuan për ta shuar zjarrin, ndërsa flakët u morën nën kontroll vetëm pas 3 orësh.
“Sipas informacioneve tona, 2 të rinj i kanë vënë zjarr shkollës dhe janë larguar. Këtë do ta hetojë policia për të zbardhur ngjarjen. Nuk ka të vdekur, por ka dëme të madha materiale.”,- është shprehur drejtori i shkollës, Ismail Abuhelal





