“Goli i Xherdan Shaqirit është më i bukuri i shënuar deri tani në Euro 2016”.
Vlerësimi për golin e shënuar nga lojtari kosovar në ndeshjen e Zvicrës kundër Polonisë ka ardhur nga legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus. Opinionin e tij kampioni i botës në vitin 1990 e ka shprehur në profilin e tij në rrjetin social Facebook.





