Përveç komenteve mbi performancat dhe çmimet e ndara dje në “Top Music Awards”, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe portaleve online ishte një “konflikt në distancë” mes Ledion Liços dhe këngëtarit Noizy, pasi Ledioni thumboi këtë të fundit gjatë nisjes së eventit, ndërkohë që Noizy nuk e la me kaq duke ofenduar Liçon në një postim në Instagram.
Në një prononcim për “Blitz.al” pak minuta pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Ledioni u përgjigj kështu për postimin e Noizy-t:
“Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. I pyetur se përse mund të ketë reaguar Noizy në atë mënyrë, Ledioni tha: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.





