Erzeni do të nisë përgatitjet për sezonin e rifutbollistik më 18 korrik, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe po punohet në stadiumin “Tofik Jashari” ku po vendosen stolat në tribunën përkarshi.
E reja tjetër ka të bëje me trajnerin që do të drejtojë Erzenin, teksa administratori i klubit ka bërë më dije se do jetë lushnjari Dorja Bubeqi ai që do drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. Më parë Bubeqi ka drejtuar skuadrën e Besës së Kavajës, ndërsa tani do të nisë një eksperiencë të re me Erzenin e Shijakut





