Alban Ramosaj i bashkohet grupit të këngëtarëve të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga ndarja e çmimeve në ‘Top Awards’. Me anë të një komenti në Instagram Albani falenderon fansat dhe këngëtarët të cilët e suportuan, duke thënë se ato ishin arsyeja e vetëm për të cilët ka kënduar në skenë.
“Sot e kam kap mikrofonin në dorë vetëm për hatër të atyre që kishin ardh për mua. Ju falenderoj juve që më mbështesni dhe të gjithë artistëve që më suportuan.”, shkruan Albani në Instagram.
Por jo vetëm ai, për të mbështetur Albanin të shumta kanë qenë edhe komentet në Facebook. Ndër komentet që spikatën më shumë ishin ato të Arbërie Hadërgjonaj dhe vajzës së saj Agnesa.
“Ti ishte një yll. Hahahhaha janë krejt pa vlerë ato çmime më beso …Ti shkëlqeve dhe ju tregove fansave dhe miqve të tu se si këndohet dhe respektohet skena. Pa dashur të fyej askënd kanë lënë nam nga stonimet lol,” ka komentuar Hadërgjonaj.
Ndërkohë që Agnesa, ka akuzuar organizatorët e “Top Fest” se i kanë mohuar fitoren mamasë së saj. “Meritoje shumë më shumë se 1 çmim #amedo, por ne e dimë si funksionon tashmë, ndodhi me@alberie_hadergjonaj që ju ndërrua zarfi në momentin e fundit e tani me ty . I told you ,mos i respekto se nuk të meritojnë. Gjithsesi ti shkëlqeve, kjo ishte e sigurtë sepse ti ke lindur një yll,” ka shkruar ajo.





