Pak ditë më parë, në ditën kur Kombëtarja Shqiptare luajti kundër Francës, ish-Kryeministri Berisha bëri një deklaratë në rrjetet sociale duke thënë se Edi Rama ishte tersi në stadium ku pësuam dhe humbjen. 

Por jo vetëm Berisha, në darkën e organizuar nga Rama për nder të Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli i tha Edi Ramës: “Mos eja më në stadium sepse je tersi i kombëtares”!

Është Agolli, ai që ka lëshuar deklaratën, e cila edhe pse është përcjellë me buzëqeshje nga Kryeministri. Megjithatë Ilir Meta në krah të Kryeministrit, ka zgjedhur të mbajë kokën me duar!

Video është bërë publike nga In Tv.