Mbrëmjen e djeshme duket se e kanë shijuar në maksimum lojtarët e ekipit Kombëtar të futbollit. Kuqezinjtë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë në lokalin e natë “Amsterdam” që njihet si lokal me muzikë tallava. Opinion.al ka siguruar edhe një video ku duket se fubollistët tanë e kanë djegur fare…nën ritmet e muzikës së Shkumbin Ismailit.
Ndërkohë në lokal kanë qenë Rroshi, Bala, Veseli, Xhaka, Gashi. Lojtarët pas mesnate janë parë të lëvizin me taksi dhe nën shoqërinë e disa vajzave simpatike…
Ndërkohë Cikalleshi dhe Ajeti duket se kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmje private.





