Mbrëmja e madhe e Top Awards u transmetua live në kanalin e Top Channel-it dhe në Top Albania Radio, si dhe në Tirana Fan Zone ku ka përfunduar edicionin e parë mbrëmjen e së premtes në Pallatin e Kongreseve.
Këtë vit ndarja e çmimeve, nominimet dhe gjithçka tjetër ka pasur një kontestim të madh nga ana e këngëtarëve. Por kush ishin ato që u shpërblyen dhe kush mbeti pa asnjë çmim?
Në mesin e më të vlerësuarve ishte Era Istrefi, e cila doli nga ky kompeticion me tre çmime: Female Artist of the Year, Song of the Year dhe Collaboration of the Year.
Me një çmim më pak, edhe Ledri Vula ishte ndër më të vlerësuarit: Collaboration of the Year dhe My Music Hit of the Year, ndërsa Alban Skënderaj, përveç çmimit Male Artist of the Year, fitoi edhe çmimin Achievement Aëard.
Por pati edhe të tjerë artistë, të cilët, edhe pse të nominuar në disa kategori, nuk u shpërblyen me çmime. Kështu, Elvana Gjata, Alban Ramosaj, Bruno, Babastars etj. kishin këngë të nominuara në disa kategori, por nuk u vlerësuan me asnjë çmim.
Ja çmimet Top Music Awards.
Kida – Artist to Watch
Alban Skënderaj – TAR Hit of the Year
Era Istrefi – Female Artist of the Year
MC Kresha – Avangard Award
NRG Band – Group of the Year
Ledri Vula & Era Istrefi – Collaboration of the Year
Ledri Vula – My Music Hit of the Year
Alban Skënderaj – Male Artist of the Year
"Bonbon" e Era Istrefit – Song of the Year
"Hitman" e Kapital T – Video of the Year
Noizy – Viewers Choice
Alban Skënderaj – Achievement Award





