Alban Skënderaj u nderua me dy çmime mbrëmjen e djeshme në “Top Awards”. Përpos çmimit si artisti më i mirë mashkull, ai u kurorëzua edhe me një çmim shumë të rëndësishëm Achievement Award, çmimi që jepet nga Bordi i Top Music Awards për të nderuar arritjet e një artisti gjatë karrierës së tij.
Çmimin kantautorit ia dhuroi kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Është një djalë i mirë, një çun i mirë, një baba i mirë, një bir i mirë… ai që gdhihet dhe ngryset duke menduar se si të bëjë muzikë të mirë.”, shprehet Veliaj në momentin e dorëzimit të çmimit.
Por ajo që ishte më e veçanta vjen tani, Albani ja dedikoi këtë çmim Kombëtares Shqiptare të futbollit. “U them të gjithë atyre që ndihen sonte vetëm. Luftoni me forcën tuaj! Ju mund të bëni diferencën… për gjithçka që doni të arrini në jetë… Këtë çmim ua dedikoj të gjithë kuqezinjve" – tha ai.





